Nuk ka gola në ndeshjen Teuta – Kukësi

Partizani triumfoi me rezultatin 1 – 0 në derbin me Dinamon i luajtur të hënën në stadiumin “Air Albania”. Të kuqtë patën më shumë mundësi për të shënuar i lejuan edhe dinamovitëve të rrezikonin seriozisht portën e Teqes. Goli u realizua në minutën e 72’.

Esat Mala kapi në befasi mbrojtjen e Dinamos që nuk po del dot nga kriza. Ndeshja tjetër e javës së 13, Teuta – Kukësi e luajtur në Elbasan Arena u mbyll pa gola.

Skuadra e Diego Longo që numëron më shumë gola të realizuar deri më tani nga çdo ekip në këtë sezon, 26 të tillë, pati më shumë raste. Kukësit iu anuluan 2 gola me sitemin VAR gjatë pjesës së parë.

Një tjetër mundësi e humbur e Kukësit që të afrohet me Tiranën kryesuese. Për Renato Arapin si trajner te Teuta janë 5 pikë në 3 ndeshjet e para.

Tv Klan