Partizani fitoi “derbin shqiptar” me Prishtinën. Të kuqtë mundën miqtë nga Kosova me rezultatin 1 – 0 me golin e të riut Jurgen Bardhi.

Trajneri Starova aktivizoi shumë lojtarë mes tyre dhe afrimin e ri kamerunasin Xhixhua në përballjen e zhvilluar në Laç.

Si Partizani dhe Prishtina po përgatiten për ndeshjet e Europa Ligës që do të luhen të enjten. Për skuadrën nga Kosova është një debutim në arenën kontinentale.

Tv Klan