“Bëni tifo fair, pa lëshime shoveniste e fashiste”.

Kështu thuhet në udhëzimin për rregullat në ndeshjen Partizani – Skenderbeu të lëshuar nga klubi beogradas. Biletat gati janë shitur, por bashkë me to edhe të dhënat e secilit dhe sqarimet që secili ta dijë vendin e tij. Janë vendosur edhe 96 kamera sigurie për të filmuar çdo detaj. 

Drejtuesit e Partizanit, thonë se është një sprovë që duhet kaluar. Klubi ndodhet para problemeve dhe gjëja më e vogël i sjell gjobë dhe mungesë publiku. Kosova mund të përmendet, por jo shqiptari siç i quajnë disa serbë shqiptarët si ofendim. 

Predrag Vujovic, Drejtor i Marketingut të Partizani i Beogradit: “

Ne do të luajme kundër Skenderbeut, një klubi që na ka pritur më shumë se sa korrekt. Edhe ju keni patur me Skenderbeun grupe njerëzish që kanë brohoritur gjëra që ne nuk i kemi dëgjuar, por UEFA po. Ne duam që kjo ndeshje të kalojë mirë edhe për interesin tonë dhe për mikëpritje”.

Nën logon e këtij klubi garojnë në sporte të ndryshme mijëra profesionist në 28 klube që përfaqësojnë Shoqërinë Jugosllave Sportive, e cila është organizata më triumfuese me medalje nga ato të bronzta e deri tek Legjioni i Nderit nga shteti francez.  Policia do të ketë detyrën e saj dhe siguria do të jetë maksimale. Terreni i ri pret Skenderbeun.

Tv Klan