Charlize-PennÇifti i famshëm i aktorëve, Charlize Theron dhe Sean Penn kanë intensifikuar planet për martesë.

Theron dhe Penn miq prej 18 vjetësh, ndërsa para 8 muajsh nisën një romancë, e tani “ëndërrojnë” ta çojnë lidhjen e tyre drejt hapit final, atë të martesës dhe krijimit të një familjeje.

Një burim pranë çiftit ka deklaruar për revistën “Us Weekly” se yjet e Hollywood-it duan të martohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë për adoptimin e një fëmije.

Muaj më parë, në një intervistë për “Vogue”, Theron pohoi se: “E gjitha ndodhi shumë ngadalë dhe me kujdes të madh nga ana e të dyve, sepse e denim se ishim në rrezik për të prishur qoftë edhe miqësinë, por të gjitha ndodhën në mënyrë të natyrshme, ndryshime që pa dyshim e bën jetën time më të mirë”.

M. Sejdini