Ditë të ftohta na presin edhe në vijim. Megjithëse meteorologët parashikojnë që vlerat e termometrit do të rriten me dy gradë celsius, duke filluar nga e mërkura, për shkak të lagështisë në ajër. Ndryshimi nuk pritet të jetë shumë i ndjeshëm.

Temperaturat kulmin pritet të arrijnë të premten. Bregdeti dhe zonat e ulëta parashikohet të kalojnë në vlera pozitive, ndërsa zonat malore të shënojnë vlera -4 apo -5 gradë celsius.

Por me rritjen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të premten e gjatë fundjavës në ultësirën perëndimore nuk përjashtohen përmbytjet lokale kryesisht ne veriperëndim të vendit.

Megjithë rritjen e lehtë të temperaturave këtë javë, tjetrën parashikohet rikthim i vlerave negative, por jo në vlerat ekstreme të ditëve të shkuara kur edhe në Tirane u regjistrua temperatura me e ulet qe nga viti 1985 prej rreth -10 gradësh./ tvklan.al