Pas kërcënimit të ISIS se Italia është objektivi i radhës i sulmeve terroriste, autoritetet italiane kanë përforcuar masat e sigurisë sidomos në kontrollin e personave që marrin automjete me qira.

Pas Spanjës me sulmin në Barcelonë dhe Rusisë me sulmin ë Siberi, Italia do të jetë objektivi i rradhës i ISIS. Uebsajti monitorues i ekstremizmit islamik “Sajt” ka konfirmuar deklaratën e Isis të publikuar në një kanalet e lidhura me shtetin islamik

Në kryeqytetin italian përveç përforcimit të masave të sigurisë, shumë shpejt do të instalohen barriera të reja në pikat më të ndjeshme të qytetit. Ndërsa për sa i përket marrjes së automjeteve me qira, do të lejohen në qendrat kryesore vetëm automjetet që transportojnë persona me aftësi të kufizuara

Në Milano vëmendja e autoriteteve është përqendruar në zonat më të populluara si tregjet dhe evenimentet ku pjesëmarrja është më e madhe duke nisur nga stadiumi në “San Siro”. 

Ndërsa në Firence është shtuar numri i ushtarëve që patrullojnë në rrugë,ndërkohë që kryebashkiaku i qytetit është shprehur i kënaqur me masat e marra. ai shtoi se do të vendoset në ditët në vijim nëse do të jetë e nevojshme të shtohen barrierat.

Por në Verona numri i barriereva prej çimentoje është rritur duke synuar që deri në tetor zonat kryesore të qytetit të jenë siguruar. Agjentët e policisë do të patrullojnë së bashku me njësitë anti -terrorizëm në një periudhë ku në qytet do të ketë koncerte të muzikës lirike në shesh

Edhe në Palermo janë marrë masa për të mbrojtur zonën e këmbësorëve si dhe janë vendosur barriera për të ndaluar hyrjen e automjeteve përjashtuar ambulancat apo zjarrfikëset./ABCNews