Temperaturat zbritën nga -4 deri në -8 gradë në disa zona. Nga ngricat u dëmtuan në masën 100 % qershia, arra, dardha dhe vreshtaria.

Në këto kushte, fermerët duan nga qeveria minimalisht shpenzimet për mundin dhe pesticidet.

Specialistët paralajmërojnë se nësë moti i keq vazhdon, edhe kulturat të tjera nuk mund të rigjenerohen më.

Ulja e temperaturave i ka gjetur të papërgatitur edhe prodhuesit në Lushnje. Kulturat e vetme që nuk janë dëmtuar janë drithërat dhe foragjeret.

Edhe në Korçë shumë familje fermerësh në fshatin Dvoran nuk do të marrin prodhim këtë vit. Kjo përkthehet në miliona lekë kosto për ta.

Përfaqësues të drejtorisë së bujqësise pohojnë se me urdhër të ministrit, Edmond Panariti, së shpejti do të nisin fazën e inspektimeve në terren për të verifikuar dëmin dhe pergatijen e raporteve./ABC News