I shënoi dy gola Barcelonës dhe menjëherë Juventus i ofron kontratën e re. Paulo Dybala do të veshë fanelën bardhezi deri në 2022. Ylli argjentinas ka rinovuar duke shuar kështu shpresat e Real Madrid dhe Barcelonës. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare në internet të Juves, me anë të një komunikimi video.

Sot kemi një lajm shumë të bukur. Firmën në kontratën e re me Juventus. Edhe 5 vite të tjera për të kaluar bashk

ë

dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që bëj pjesë në këtë skuadër.

Pas fitores që i dha torinezëve në Champions ai u cilësua si Messi i ri. Dybala luan sezonin e dytë me Juven 81 ndeshje, 39 gola të realizuar Argjentinasi do të përfitojë plot 7,5 milionë Euro në sezon, aq sa edhe bashkëkombësi i tij Gonzalo Higuain, duke u bërë kështu dy futbollistët më të paguar në këtë ekip.

Tv Klan