Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bllokon dekriminalizimin pasi “kriminelët i duhen për vota”.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, njëherësh edhe nënkryetar i komisionit të ligjeve tha të shtunën se “Ramën e detyruan BE dhe SHBA që të firmoste në Dhjetor 2015 marrëveshjen për dekriminalizimin,” pasi Rama “kandidoi Rroshin ne 2015”.

Ai tha se Kryeministri rezistoi që ta hiqte Rroshin nga posti i kryebashkiakut dhe më pas i mbushi mendjen qe të hiqte dorë nga dorëheqja se i duhej për zullumet në Kavajë.

“Ligji ia fluturoi nga Bashkia. Por Rama firmosi vendim antikushtetues sikur gjoja e shkarkoi për shkelje te ligjit. Eshtë tinzar deri ne frymën e fundit! Rroshi e ka humbur mandatin për shkak te nenit 179/1 te Kushtetutës që thotë se kush ka qene i dënuar për krim humbet mandatin menjëherë.”

Bylukbashi tha se shkarkimi prej Ramës sipas nenit 115, sikur Rroshi paska kryer shkelje te rendë të ligjit, ka për qellim qe t’i shtyjë Rroshit kohen në detyrë deri sa të marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

“Ai është dënuar për përdhunim, Rama e quan shkelje te ligjit! Është krim ore, pyet profesionistet afër teje se ta shpjegojnë turpin idiotesk që po bën.”

Bylykbashi tha se Rama do t’i marre në telefon dhe do t’i kërcënojë gjyqtaret kushtetues me vetting që t’ia nxjerrin qelibar!

“A nuk e tha ish Ministri i Drejtësisë që ai kërcënon gjyqtaret? A nuk kemi dy vjet qe e themi ne këtë gjë? Ja pse i duhet në Kavajë. Njësoj si në Lezhe, Kruje, etj! U thotë krimineleve: kandidoni se nuk ka problem, ju mbroj unë. Nëse nuk kandidoni ju bej drejtues fushate, por mos e vrisni mendjen për dekriminalizimin sa te jem unë kryeministër!”/tvklan.al