Pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë së Partisë Demokratike, ku nënkryetarja Grida Duma u shpreh se 18 Dhjetori do të përcaktojë nëse partia do t’i përkasë Lulzim Bashës apo shkatërrohet. Referuar kësaj deklarate, aktivistja politike e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari reagoi ndaj Dumës gjatë Foltores në Fushë-Krujë, duke thënë se nuk e di se për cilën PD e ka fjalën. Kokalari e cilësoi “një gabim shumë të madh” këtë mendim të deputetes pasi anëtarët e PD nuk mund të shkatërrohen.

Mirëmbrëma dhe më falni për vonesën sonte. Kjo është “Foltorja” ime e fundit meqë nisem nesër dhe uroj t’ju shikoj më 11 Dhjetor kur do të shkarkojmë Lulzim Bashën.

Gjithashtu dua të falënderoj zotin Berisha që vërtet më ka dhënë këtë platformë të flas pa asnjë limit, nuk më ka limituar asnjëherë dhe kjo ka ka treguar seriozitetin e tij për ta çuar Partinë Demokratike në një të djathtë të kulluar dhe shumë larg nga PD që njohim sot dhe nga kryesia e PD që njohim sot. Dua të fokusohem pak në ngjarjet e djeshme dhe sidomos më kanë bërë përshtypje individë që në mbledhjen e kryesisë së PD kanë thënë gjëra që ishin për tëë gjithë ne shumë shqetësuese dhe mund të fillojmë me Grida Dumën që ka dhënë se thelbi i 18 Dhjetorit është se PD është ose e Bashës ose shkatërrohet. Nuk e di unë për kë PD flet Grida Duma që do e shkatërrojë sepse nëse ajo mendon se do iu shkatërrojë juve, anëtarët e PD është një gabim shumë, shumë i madh. Personalisht dua t’i kujtoj Grida Dumës që Partinë Demokratike e krijoi dhe e themeloi burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi. Një problem që shoh këto kohët e fundit është që analistët e Edi Ramës si Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Bashës. Diçka që duhet të dini është të kuptoni që Lulzim Basha duhet të ikë nga kryesia e PD./tvklan.al