Partia Demokratike kërkon transparencë dhe hetim për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Opozita e cilëson skandal pasurinë prej 1 miliardë e 100 milionë lekë që sipas demokratëve ka vënë deputeti Peza.

Demokratët thonë se pasuria e papritur e socialistit Peza është dëshmi e pellgut të madh të korrupsionit të maxhorancës.

Sipas opozitës kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, dhe kryeministri Rama./ TV KLAN