“Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve”

Akuzat se ekonomia shqiptare në 7 vite qeverisje është prekur nga oligarkia dhe monopolet demokratët i mbështetën tek të dhënat më të fundit të publikuara në raportin “Seldi 2020”. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se Shqipëria renditet e para në rajon, ku 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

“Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria. Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti. “

Sipas Tabakut, vendi ynë vlerësohet me 52 pikë nga 100 të mundshme sa i përket zbatimit të ligjeve anti-monopol. Demokratët thonë se sektorët me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash.

Tv Klan