BashaSesioni i ri parlamentar do ta gjejë opozitën jashtë dyerve të Kuvendit.

Nga mbledhja e grupit parlamentar të demokratëve, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se opozita nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi, në të cilin nuk dëgjohet por goditet e kërcënohet.

Kreu i demokratëve paralajmëroi një opozitë të fortë edhe pse jashtë Parlamentit.

Të parat nisma që opozita do të ndërrmarrë janë ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i dekreteve të Presidentit Nishani për kthimin e ligjit për Shkollën e Magjistraturës, atë për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative, atë për për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kthimin e ligjit  për Policinë e Shtetit si dhe ndarjen administrativo – territoriale.

Kreu i demokratëve paralajmëroi edhe mbajtjen e referendumeve lokale.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara grupit të demokratëve, kryetari Basha akuzoi dyshen Rama -Meta se me instalimin sipas tij të oligarkisë në krye të pushtetit kanë çuar në shtimin e varfërisë dhe rritjen e papunësisë në vend.

Ndaj si pjesë të aksionit opozitar kreu i demokratëve parajmëroi edhe mbajtjen e protestave popullore.

Tv Klan