Jean-Claude-JunckeParlamenti Europian aprovoi me shumicë votash Komisionin e ri të drejtuar nga Jean Claude Juncker dhe që merr detyrën më 1 nëntor.

Pro votuan 423 eurodeputetë, 209 kundër dhe 67 abstenuan.

Gjatë muajit të fundit për komisionerë kaluan në një procedurë dëgjimore në komisionet e posaçme të Parlamentit.

Komisioni i ri ka 7 zëvendëspresidentë që do të jenë përgjegjës për filtrimin e propozimeve nga komisionerët.

Nga 28 anëtarë në Komision, 9 janë femra.

Komisionerët përfaqësojnë 3 grupimet më të mëdha politike në Parlamentin Europian: Partitë Popullore, Socialistët dhe Liberal-demokratët.

Tv Klan