Një lajm i keq për Pele vjen nga Brazili. Sipas asaj që raporton ‘ESPN’, legjenda e futbollit po i nënshtrohet sërish kimioterapisë pasi kanceri në trupin e tij po përhapet me shpejtësi.

Ai qëndroi për më shumë se 48 orë në një spital të Sao Paulos dhe më pas u rikthye në shtëpi këtë të enjte. Sipas mjekëve, aktualisht ai është në një gjendje klinikisht të qëndrueshme.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar, por sipas mediave braziliane analizat e fundit që iu nënshtrua kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi , zorrë dhe mushkëri.

Pelé ka muaj që i është nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë, i identifikuar dhe hequr në Shtator të vitit të shkuar. Tre herë fituesi i Kupës së Botës po përballet prej kohësh me këtë sëmundje, betejë që deri më tani nuk ka arritur ta fitojë.

Klan News