Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka shfrytëzuar trurin llogaridhënës në Drenovë të Korçës për t’ju bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë në programin e IPARD për të përfituar mundësi reale për financim të projekteve të tyre.

“Pra, duke filluar nga ky vit, ne kemi një hapësirë më shumë se 100 milionë euro për të financuar investime në bujqësi, agropërpunim, agroturizmi, përpunim bimësh medicinale dhe gjithë gamën e këtij sektori. Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojmë tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj”.

Peleshi informoi mbi punën e bërë gjatë këtyre muajve, duke u ndalur veçanërisht në projektet, sfidat dhe sektorët më të rëndësishëm ku është përqendruar vëmendja e këtij dikasteri. Për Ministrin Peleshi llogaridhënia është një proces që duhet të bëhet sy më sy në mënyrë që dhe impakti të jetë më i madh dhe më frytdhënës.

Tv Klan