Sipas një legjende, flitet për një përbindësh që mendohet të ketë jetuar në Loch Ness, një liqen i madh në Skoci. Për vite me radhë është përfolur nëse ky përbindësh ekziston vërtetë apo jo. Madje në vitin 2017, mediat britanike aluduan se ky përbindësh ishte parë në liqenin e Prespës në vendin tonë.

Por së fundmi kanë dalë disa të dhëna surprizuese. Disa shkencëtarë nga Zelanda e Re mendojnë se ky përbindësh edhe mund të ketë ekzistuar vërtetë. Loch Ness është një liqen tepër i madh që gjendet në malet skoceze. Aty grupi i shkencëtarëve ka marrë ADN-në e 15 llojeve të ndryshme të krijesave që kanë jetuar në këtë liqen, së bashku edhe me 3 mijë lloje bakteresh që jetonin në ujë, raporton BBC.

Udhëheqësi i ekipit të studimit, Profesor Neil Gemmell thotë se mund të ketë rezultate surprizuese. Të dhënat e mbledhura nga ADN-të e krijesave janë dërguar për t’u analizuar në laboratorë në Australi, Danimarkë, Francë dhe Zelandë të Re. Rezultatet e këtij testimi do të dalin në muajin Shtator të këtij viti, megjithatë Profesor Gemmell nuk përjashton mundësinë për ekzistencën e përbindëshit të Loch Ness.

“Ka ndonjë gjë misterioze? Varet nga ajo që beson. A ka ndonjë gjë befasuese? Ka disa gjëra që janë paska surprizuese”, shkroi ai në Twitter duke shtuar enigmën. Legjendë apo e vërtetë, na mbetet të presim deri në Shtator. /tvklan.al