7 deputetë dalin me propozime të reja për “Zgjedhoren”

7 deputetë në parlament tërhoqën firmat për ndryshime kushtetuese dhe pranuan se nuk e kishin kuptuar se çfarë firmosnin. Pas një takimi të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ata dolën me propozime të tjera, sërish kundër marrëveshjes Rama-Basha për Reformën Zgjedhore.

“Mos ketë koalicione parazgjedhore, kjo është shumë e rëndë, sepse ne jemi këtu për të përfaqësuar edhe ato parti jashtë parlamentit, edhe PD-në që nuk është këtu, sepse ne kemi dalë nga ajo listë dhe nuk e lejojmë të ndalohet të mos bëjnë koalicione”, tha Zef Shtjefni, kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”

“Kemi kërkuar që asnjë nga subjektet që garon të mos financohet nga buxheti i shtetit dhe depolitizimin”, tha Adriatik Alimadhi.

“Lista të hapura, votën e emigrantëve, proporcional i pastër kombëtar, numërim elektronik”, tha Kostaq Papa.

Kërkesat e këtyre deputetëve e shtojnë më shumë amullinë e votimit të draftit final që del nga marrëveshja Rama-Basha, megjithëse ende është herët për të thënë nëse e rrezikon numrin e nevojshëm për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që janë 84 vota.

Tv Klan