Kërkimet e financuara privatisht për zhdukjen e fluturimit MH370 të Malaysia Airlines kanë përfunduar.

Kompania Ocean Infinity me bazë në SHBA, kishte përdorur një anije që futej në zona të thella detare për të kryer një studim 90 ditor të një zone të gjerë të Oqeanit Indian Jugor.

Por nuk gjeti asgjë dhe qeveria e Malajzisë thotë se nuk ka plane për të filluar ndonjë kërkim të ri.

Avioni u zhduk më 8 Mars 2014 ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin me 239 njerëz në bord.

Ka ende debate të ashpra rreth asaj çfarë mund të ketë ndodhur me fluturimin dhe shumë nga familjarët e personave që ishin në bord thonë se duan që përpjekjet për gjetjen e avionit të vazhdojnë./tvklan.al