Drejtori i FBI, James Comey ka hedhur poshtë kërkesën e Donald Trump se paraardhësi i tij, Barack Obama, ka urdhëruar përgjimin e telefonit të tij, para se ai të zgjidhej president i SHBA, thonë mediat amerikane.

Mr Comey i ka kërkuar Departamentit të Drejtësisë (DD) për të kundërshtuar publikisht pretendimet e ditës së shtunë, sipas New York Times dhe NBC.

Ai sqaroi se e ka kërkuar këtë korrigjim, pasi në mënyrë të pavërtetë supozohet, veç të tjerash, se FBI-ja ka shkelur ligjin.

Sipas mediave amerikane Comey beson se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e Trump./tv klan.al