Kjo është pamja që lanë pas reshjet e shumta në Shëngjin. Uji përmbyti rrugën kryesore që të çon në port.

Mjetet dhe këmbësorët e patën të vështirë të lëviznin. Niveli i ujit arriti deri në 20 centimetra pasi për rreth një orë intesiteti i reshjeve ishte shumë i lartë. Deri tani nuk raportohen të dëmtuar apo aktivitete tregtare të shkatërruara. E njëjta situatë u shfaq edhe në blloqet e banimit “11 Janari” dhe “Besëlidhja”.

Shkak i përsëritjes së kësaj situate sa herë reshjet e shiut bien me intesitet të lartë mbeten mosndërhyrja në rrjetin kullues të qytetit. Drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës, Ndue Lushi, thotë se pavarësisht ndërhyrjeve të deritanishme, pushteti vendor nuk i ka kapacitetet financiare për të realizuar një investim të madh në gjithë rrjetin për ta përmirësuar atë.

E njëjta problematikë edhe në qytetin e Laçit.

Reshjet e dendura të shiut janë sjellë përmbytje edhe në disa rrugë zona të banuara. Dalja nga shtrati e një përroi në afërsi të qytetit, ka bërë që disa nga rrugët kryesore të përmbyten, duke i bërë të pakalueshme si për mjetet dhe për qytetarët.

Tv Klan