Voltana Ademi kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës, për shkak të prurjeve dhe shkarkimeve.

Argjinatura mbrojtëse në zonën e Shirqit është çarë dhe uji vërshoi me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë,  shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Mes Ademit dhe ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në zonë, nuk kanë munguar as debatet.

Ndërkohë autoritetet vendore kanë nisur punën per pastrimin e kanalave kulluese në zonat që u prekën nga përmbytjet si pasojë e daljes se lumit Erzen nga shtrati.

Puna është përqëndruar në Katund të Ri, një ndër zonat me dëme më të mëdha, ku dhjetra shtëpi dhe qindra hektarë tokë u zhytën në uje.

Autoritetet thonë se uji është tërhequr në 80 përqind të zonave të prekura nga përmbytjet në të gjithë rrethin e Durrësit.

Ndërsa fill pas kësaj do të nisë puna  për verifikimin e dëmeve që lanë pas përmbytjet.

Tv Klan