Një nënë 23-vjeçare dhe djali i saj i porsalindur janë plagosur pasditen e së shtunës në një aksident në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, kur mjeti tip “Benz” me drejtues 45-vjeçarin A.K është përplasur “Benz”-in që drejtohej nga L.T. brenda së cilit ishin dhe bashkëshortja me djalin e tij.

23-vjeçarja L.T. nga Vlora dhe djali i saj i lindur para disa ditësh ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/tvklan.al