Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Zdrales në qytetin e Shkodrës.  Sipas policisë  drejtuesit e automjeteve  Q. H  61- vjeç banues në Dobraç dhe  G.Ç 60 – vjeç banues në Perash të Shkodrës, pasi janë përplasur kanë filluar të konfliktohen me njëri – tjetrin, ku  menjëherë  kanë ndërhyrë  shërbimet e policisë, të cilët  kanë bërë shoqërimin e tyre për sqarimin e situatës.

Gjithashtu policia sqaron se konflikti mes këtyre dy personave nuk ka qenë për motive politike, sikundër është raportuar në disa media.

 Sqarojmë se nga veprimet e kryera nga ana e Policisë, rezulton se konflikti ka ardhur si pasojë e fërkimit të automjeteve  dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor./tvklan.al