vrasje

Një i ri ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë në një fshat të Mallakastrës.

Plumbat i kanë marrë jetën 22 – vjeçarit, Alfons Dautaj nga Patosi.

2 të plagosurit po marrin ndihmën e mjekëve në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se motivi që ka çuar në deri në përdorimin e armëve kanë qenë pazaret me bimët narkotike, pasi jo larg vendngjarjes mësohet se është gjendur një parcelë me kanabis.

Policia lokale po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan