Prej pesë shekujsh Shqipëria dhe Italia kanë forcuar urat e komunikimit në kulturë, fe dhe histori. Bashkëpunimi mes komunitetit shqiptar të vendosur në vendin fqinj nuk mund të quhet thjesht i frytshëm. Rëndësia e këtij komuniteti dhe vlerat që ata përçojnë ishin pjesë e konferencës se organizuar nga kreu i misionit diplomatik shqiptar pranë selisë së shenjtë,e mbajtur në sallën Zuccari të Pallatit Justiniani në Romë, një aktivitet që tërhoqi vëmendjen e jo pak mediave italiane.

Përfaqësues të kulturës shqiptare dhe drejtues të politikës e fesë italiane, ri-theksuan rolin dhe kontributin e arbëreshëve dhe shqiptarëve të ardhur në Itali gjatë dekadave të fundit në kulturën e këtij vendi.

Majlinda Doda

: “Temat që zhvillohen në këtë konferencë kanë të bëjnë me arbëreshët në Kalabri dhe Siçili. Ata u vendosën në Itali pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, prandaj kemi këtë emigracion të të krishterëve në shekullin e XV. Ata ende sot ruajnë gjuhën,besimin, traditën, kostumet popullore, artin ikonografik. Pra kemi një trashëgimi të mrekullueshme këtu në Itali.

Fakt ky që e u vlerësua edhe nga kardinal Gianfranco Ravasi,i pranishëm në këtë konferencë.

Kardinal Gianfranco Ravas:

“Kultura shqiptare në natyrën e saj në situatën aktuale është ajo e një vendi me shumicë myslimane. Por ka një pishtar të madh antik kristian që u ndriçua në 1400-ën nëpërmjet heroit të tyre, Skënderbeut, dhe që prej atëherë vazhdon të ketë një kuptim që është shprehur jo vetëm përmes dëshmisë së fesë por edhe nëpërmjet kulturës”

Mediat italiane duke cituar dhe referuesit në këtë konferencë, diplomatë,studiues dhe përfaqëues të klerit, nënvizojnë se historia dhe kultura shqiptare nuk mund të kuptohen pa figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit Kombëtar shqiptar që frenoi depërtimin e ish Perandorisë Otomane, duke ruajtur kulturën katolike aq sa Papa Callisto III e quajti, “Atlet i Krishtit”.

Tv Klan