Sektori i peshkimit në Durrës po përballet me disa sfida. Përfaqësues të këtij sektori thonë se çmimi i naftës është rritur dhe flota po punon me një çmim karburanti 125 Lekë litri.

Klodian Kapiti, përfaqësues i sektorit të Peshkimit: Nafta ka një çmim jashtëmase të lartë, kështu që ka kohë kjo punë që po zgjatet dhe po bën të pamundur funksionimin e flotës. Ndërkohë që me afrimin e sezonit, ngrohjen e temperaturave dhe sasia e produktit që zejnë djemtë në det bie, çmimi i naftës është shumë i lartë kështu që gradualisht po e bën të pamundur funksionimin e flotës së peshkimit.

Ky sektor është njoftuar edhe për taksa të reja.

Klodian Kapiti, përfaqësues i sektorit të Peshkimit: Kjo flotë nuk ka më vend për taksa. Ka vetëm një vend, për lehtësimin e taksave që duhet të funksionojë. Duhet të ketë një program të qartë nga qeveria, kur ka çmim të lartë nafta duhet të ndërghyjë qeveria ashtu siç ndërhyri në kohën e pandemisë.

Flota e peshkimit në Durrës ka rreth 160 anije dhe shumica e tyre nuk janë në gjendje pune për shkak se kanë nevojë për riparime.

Klan News