Pezullohen mjekët që shitën kempin 1 milion lekë



Emisioni “STOP” ritransmeton kamerën e fshehtë ku u shfaq, mbrëmjen e së martës, se me 1 milion lekë të vjetra mund të blejnë kempin e mbijetesës. Sot ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila njoftoi pezullimin nga detyra të mjekut Florian Paloka dhe ata të KMCAP qendror, Thanas Fureraj dhe Ariola Përnaska.

Një qytetar i Pukës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 ka humbur një dorë, por është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me kryetarin e komisionerëve të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e sekserit, duke i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milion lekë të vjetra.

Doktori – Ça bone?

Qytetari – Hajde këtu! Si ia kalove? U lodhe, a?

Doktori – A je? Ça bone?

Qytetari – Hiç për zotin!

Qytetari – A di gjë, kur e kam komisionin? Jo.

Doktori  S’e di! Kam ra 300 muj ditë. Më thanë një herë, ashtë… kaq e aq, tërr e vërr. Thashë të vijnë … të interesohet, është më mirë ta ninë vetë, me veshët e vet.

Qytetari – A kena me taku atë?

Doktori – Jo, mo! Po të çoj aty një herë. Të shofim datën një herë. Masanaj shofim, është problemi të shofim datën. I thashë: “Jam t’u prit i djalë, që ka kshu, kshu hallesh, kshu problemesh, hallexhi. Shif, kam qef me e ndihmu, me e ndihmu në mujsha”.

Qytetari – A e ke taku atë që do i japim lekët?

Doktori – E kam taku, e kam nejt me të. Është e vështirë puna e atyre. Kanë frikë, kanë shumë frikë. Ta gjejmë datën një herë, mrapa e gjejmë.

Qytetari – Po me ia dhënë lekët më para atij të komisionit?

Doktori – Xxx mos më ban pyetje kot! Ti s’ke nevojë me ma bo kurrë i pyetje. Dakord je?

Qytetari – Po! Në rregull.

Doktori – Po e bamë, do ta bojmë pa pyetje. Edhe pa fol hiç, tak.

Qytetari – Ok!

Doktori – Edhe do të them bahet, s’bahet. A më kuptove?

Qytetari – Ahaa.

Doktori – S’ka nevojë këtu me u përfshi as komisioni, as stërkomisioni. Ka nevojë na me krye punë.

Qytetari – Në rregull!

Doktori – Në e bëfsha, mirë! S’e bojsha, ne shnosh!  Na me zor s’mund t’i bimë kujt më qaf.

Qytetari – Jo, jo!

Doktori – Shumë e vështirë është. Jo e vështirë, po super e vështirë.

Doktori – Atë ditë, që të vish në shtatë e gjysëm, ke për të qënë para asaj derës, aty ku thotë kempi epror. Je tu më nigju?

Qytetari – Po!

Doktori – Ke me taku një burrë nja 60 vjeç. Është si tullac, është tullac, nja 60 vjeç, një burrë trup mesatar është. Ke me i thanë emrin tim, jam i filanit. A më kuptove?

Qytetari – Po!

Doktori – Ti ke punë veç me shku aty. Më shtatë e gjys me qenë me … aty në mëngjes. Masanaj, të tjera duhen gjëra përpara me i akordu.

Qytetari – A don para lekët?

Doktori – S’bëhet llaf, se s’kam si me i than burrit t’huj. Ti duhet me i pru… Me sa jena sot?

Qytetari – Sot X më duket.

Doktori – Më X! Nejse, unë kam kujtu se ti i bin sot, po nuk prish punë.

Qytetari – Ndoshta më vonë. Të shkoj, t’i marr te…

Doktori – I merr këtu?

Qytetari – Po!

Doktori – Po, në i marrsh këtu, aq më mirë!

Qytetari – A takohena ma vonë?

Doktori  Ma vonë! E unë kryj punë me burrin e huj direkt.

Denoncuesi merr paratë dhe shkon te spitali i Pukës për t’ia dorëzuar mjekut Paloka.

Doktori – Unë jam tu dal te kirurgjia. Bisedo me Xxxx! Unë jam tek shkallët.

Hajde me mu! Pse më ke pru njerëzit? S’du asnjë njeri me vete!

Doktori – Futi cetu! (këtu)

Qytetari – A je tu i numëruar?

Doktori – S’jam tu i numëru, hë i q… robt!

Qytetari – Në rregull!

Doktori – Na ec puna, e ke të mbarume! S’na eci, i ke…

Në fund shkon te Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve Tiranë, ku përballet me kryetarin 60 – vjeçar, i cili ishte dhe personi që i kishte treguar mjeku Florian Paloka.

Kryetari – Xxx si je? Protezë nuk ke vënë?

Qytetari – Jo!

Kryetari – Nuk ke vënë. Kur i ke prerë duart?

Qytetari – Në 97-tën.

Kryetari – Ti s’ke ndonjë gjë, ndonjë aktivitet ndonjë punë, nuk ke? Nuk punon dot?

Qytetari – Jo!

Kryetari – Ku banon?

Qytetari – Në Pukë.

Kryetari – Ok! Po mirë, shko atëherë!

Qytetarit i njihet kempi, pasi komisioni i KMCAP-së Tiranë e konsideroi invalid pa të dy duart, duke justifikuar në këtë mënyrë ligjin e ri.
Pas transmetimit të  korrupsionit në emisionin “STOP”, reagoi Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila pezulloi nga detyra mjekun Florian Paloka nga KMCAP e Pukës me motivacion shkelje të rëndë të procedurave dhe afer korruptive. Gjithashtu masa e pezullimit dhe fillimi i procedurave administrative u dha edhe për Thanas Furerajn dhe Ariola Përnaskën nga KMCAP-ja qendror. Por çuditërisht në njoftimin e kësaj ministrie nuk është specifikuar kallëzimi për ndjekje penale … / tvklan.al

Kategori
AktualitetLajme nga EmisionetLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*






Emisione