Pas publikimit në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan të video skandalit se si drejtori i Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi përdor trupën e artistëve për aktivitete private kundrejt pagesave në euro, Ministria e Kulturës e ka pezulluar nga detyra. Në videon e transmetuar, një nga artistët e  cirkut thotë se Dumi  nuk i paguan ata për aktivitetet që kryejnë jashtë cirkut.

“Nësë merresh me mua pa drejtorin jemi në rregull, pasi nëse futet drejtori i cirkut do të kërkoje më shumë dhe ne nuk do të na paguaje se do i marre për vete.”

Në kmaeran e fshehte shihet një qytetar, i cili takon drejtorin për një aktivitet privat, i cili do realizohej në Durrës. Gjatë bisedës, Dumi i kërkon qytetarit 700 mijë lëkë të vjetra për ta angazhuar trupën e cirkut, që përfshin, akrobatë, xhongler, klloun për aktivitetin  e tij në Durrës.

Në pamjet e transmetuara duket se si  qytetari e paguan në dorë drejtorin e cirkut.

Gjatë bisedës Dumi pranon se ka përdorur artistët edhe ne  aktivitete te tjera jashtë institucionit që ai drejton.

Tv Klan