Po përgatiten të luajnë para fëmijëve.  Pas 30 vitesh në skenën e Teatrit Migjeni rikthehen shfaqjet për të vegjlit. 

Piter Pan, simboli i fëmijërisë. 

Aktorët janë gati por edhe përgjegjësia është shumë e madhe.  Mbi 2000 spektatorë të vegjël për 8 ditë me radhë kanë ndjekur shfaqjen Piter Pan.

Entuziazmi para shfaqjes Piter Pan është shumë i madh.

Fëmijët nuk përmbahen për të takuar heronjtë e tyre të përrallave.  Për rreth 30 minuta skena u mbush plot në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Se sa u ka pëlqyer shfaqja dhe cilët janë heronjtë e tyre tregojnë vetë fëmijët. Ata e dëshirojnë përsëri një gjë të tillë. 

Piter Pan ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Fëmijë nga e gjithë Shkodra vazhdojnë ta shohin. Kjo është java e dytë që teatri “Migjeni” mbushet plot me të vegjël si tregues i nevojës që Shkodra ka për teatro për fëmijë./ABC News