Specialistët e Seksionit për Krimet në Maliq, kanë arrestuar në flagrancë drejtorin e një rrobaqepësie në fshatin Libonik, me akuzën e shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Agron Shabanllari, 52 vjeç, me detyrë drejtor i një rrobaqepësie në Libonik, u ndalua sepse ditën e djeshme në ambientet e rrobaqepësisë, është goditur në kokë nga koshi metalik i vinçit një punëtor.

D.P, 37 vjeç, banues në Korçë, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur gjithashtu ndaj shoferit A.N, 41 vjeç, një prodecim penal në gjendje të lirë, me akuzën “Plagosje të rëndë nga pakujdesia”./tvklan.al