Ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur 2 persona të maskuar i kanë zënë pritë Armando Sulejmanit dhe e kanë plagosur. 39 – vjeçari u është kundërpërgjigjur dy autorëve, duke qëlluar në drejtim të tyre me një pistoletë tip TT.

Atentati kundër tij ndodhi mbrëmjen e kaluar, në hyrjen e pallatit në lagjen “Pavarësia”. Sulejmani u plagos në dorë, ndërsa nga të shtënat u dëmtua lehtë në këmbë edhe personi që e shoqëronte.

Errësira i ndihmoi 2 personat e maskuar të largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur 13 gëzhoja të përdoruara nga armë tip Berretë dhe Zastava, me të cilat mendohet të kenë qëlluar dy atentatorët. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona.

Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri, ka qenë pjesë e bandës Gaxhait, në qytetin e Vlorës. Ai ka qenë i dënuar me 20 vjet burg, për akuzën e vrasjes dhe vetëm para pak javësh kishte dalë nga burgu.

Tv Klan