Fituesi i ‘The Voice France’ në vitin 2014 është plagosur rëndë pasi u qëllua në gjoks gjatë një vizite në një vend turistik pranë qytetit Bordo.

Kendji Girac u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Para policisë ai deklaroi se plagosja ishte aksidentale pasi kishte blerë një armë zjarri dhe po tentonte ta provonte atë. Megjithatë, policia refuzon të përjashtojë edhe shkaqe të tjera që mund të kenë çuar në këtë incident.

“Tashmë ka shumë mistere të lidhura me këtë hetim,” thonë burime për gazetën britanike Daily Mail.

Mësohet se këngëtari ka qenë me partneren dhe vajzën e tij trevjeçare gjatë momentit të të shtënave me armë.

Pas fitores në ‘The Voice of France’ ai ka publikuar pesë albume dhe ka performuar me shumë yje të tjerë të muzikës franceze.

Klan News