Ka degjeneruar në debat mes deputeteve të mazhorancës e opozitës seanca dëgjimore në Komisionin e Medias ku ishte thirrur për të raportuar kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi , i cili pretendon se është dhunuar nga policia në protestën e 26 Majit përpara Ministrisë së Brendshme.

Fidel Ylli:

Gazetari vjen për t’u viktimizuar, vetëm gazetar nuk është. Ky bën dhunë, ku e ka telefonin, ai është agresor. Gazetar është ky”?

Albana Vokshi:

Tregoni manipulimin që bëni në zyrat tuaja”.

Fidel Ylli: “

Ju keni fut gazetar në burg, Lekën, Frangajn, Mahmutaj”.

Kasmi hodhi poshtë akuzat e ngritura nga mazhoranca, duke sqaruar se ishte goditur me shkop gome nga uniformat blu, teksa ishte në përmbushje të misionit të gazetarit. Për incidentin në fjalë ai tha se kishte vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, që e kishte vizituar në Spitalin e Traumës.

Bledi Kasmi:

“Ai më ka thënë se shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty kuptova se vizita e zotërisë nuk kishte për qëllim të dënonte dhunën, por manipulimin e së vërtetës dhe në këtë moment pati një acarim mes njerëzve të mi dhe Drejtorit të Policisë dhe që ndërhyrja e mjekut aty që i shpjegoi atij të vërtetën. Sipas mjekut, plaga ishte shkaktuar nga një mjek i rrumbullakët shumë i fortë dhe nuk kishim të bënim me një plagë me cepa, por nga një mjet i fortë”.

Por rrëfimi i tij nuk e qetësoi aspak situatën në komision. Akuzave të ndërsjellta ia lanë vendin fyerjet ku deputetët tejkaluan çdo etikë komunikimi. Tensioni shoqëroi jo pak edhe kryetaren e komisionit, Albana Vokshin, të cilës iu desh të mbante nën kontroll edhe deputetët e saj.

Tv Klan