Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Fushë Milot të Laçit në rrethin e Kurbinit.

Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 63-vjeçari me iniciale N.K.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit. /tvklan.al