Policia e Shtetit ka hartuar dhe nisur planin e masave kombëtare për parandalimin e kultivimit të kanabis sativa, periudhë që përkon me nisjen e sezonit.

Sipas burimeve për gazetarin e Klan News, Besar Bajraktaraj, grupet e punës janë informuar me direktivat e planit të masave, ku përfshihen efektivë të drejtorive vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare, etj.

Kontrollet do të kryhen në të gjithë territorin e vendit, në veçanti në zonat e konsideruara me riskun më të lartë të kultivimit.

Pjesë e operacionit anti-kanabis nga muaji Maj do të jetë edhe Guardia di Finanza me monitorim nga ajri./tvklan.al