Pushuesit vijojnë të frekuentojnë bregdetin

Edhe pse jemi në muajin Nëntor, janë të shumtë ata qytetarë që vijojnë të shfrytëzojnë bregdetin. Në Durrës dhe në Vlorë moti i ngrohtë dhe ajri i jodizuar ka bërë që qytetarët të shijojnë shëtitjet buzë detit.  Por dikush ka guxuar të sfidojë edhe ujin e ftohtë. I cilësojnë këto fundjava mjaft të mira për vetë qetësinë dhe relaksin që ofron bregdeti. 

“Temperaturat janë akoma të larta, uji është i pranueshëm. Dielli është i këndshëm. Ndihem më i lehtë”, shprehet një pushues.

“Kohë e  mirë, kohë e përshtatshme jam e sëmurë me probleme, e kam të nevojshme nga doktori që duhet të dal patjetër. Me maskë, por na merret fryma ndonjëherë nuk e durojmë dot”.

Edhe pse pranë detit, një pjesë e qytetarëve tregojnë një kujdes të shtuar duke mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën, si mënyra me e mirë per t’u kujdesin për veten.

“Ne duhet të ruhemi, ka njerëz shumë”.

Fundjava me diell tërheq drejt Adriatikut dhe Jonit jo vetëm vendasit, por edhe vizitorë të ardhur nga rrethet, të cilët në mënyrë të pavarur në këtë periudhë pandemie shijojnë një ditë ndryshe pranë detit.

Tv Klan