Një person është vënë në pranga pasi u ngji në krahët e një avioni në Las Vegas. Avioni 1367 po bëhej gati të nisej për në Portland kur piloti njoftoi se një person po vinte drejt mjetit në pistë.

Ai kishte kaluar perimetrin e sigurisë rreth orës 13:40 të shtunën sipas mediave.

Në një video, dallohet qartë që ai ka hipur në krahët e avionit ku heq edhe çorapet. Pasi i afrohet policia, ai rrëshket  nga krahu i avionit dhe bie në asfalt.

Më pas personi në fjalë u arrestua dhe u dërgua në një qendër mjekësore. /tvklan.al