Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se po krijonin kushtet për të vjedhur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar Ilir Ceka, 46 vjeç, banues në Durrës dhe Toni Kreci, 43 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vjedhje.

Dy personat e sipërpërmendur  janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariastit të Policisë Nr. 6, në rrugën “Aleksandri i Madh” në kryeqytet, duke tentuar të dëmtojnë kamerat e një supermarketi, për sigurimin e kushteve për vjedhje si dhe kanë dëmtuar kamerat e dy bizneseve aty pranë.

Sipas policisë, Toni Kreci është autor i vjedhjes së ndodhur më datë 27.05.2016./tvklan.al