Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Pogradecit orët e parë të mëngjesit të kësaj të shtunë.

Lende plasëse ka qenë vendosur në këtë automjet i cili është shkatërruar plotësisht, por pa shënuar dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër dy rreth orës 3.45 dhe prej shpërthimit janë dëmtuar xhamat dhe dyert e pallateve përreth. 

Vendi ku ndodhi shpërthimi është ende zonë krimi pasi policia po kryhen veprime hetimore. Automjeti ku ishte e vendosur lënda plasëse është në pronësi të Piro Nikos, 32 vjeç me profesion inxhinier ndërtimi. Por mjeti sipas burimeve nga policia përdorej më shumë bashkëshortja e tij, e cila punon në zyrën e urbanistikes së bashkisë së Pogradecit.

Të njëjta burime thonë se dyshimet paraprake te policisë për këtë ngjarje lidhen me detyrën e përdorueses së makinës.

Bashkëshortet do të merren ne pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar nëse kanë patur konflikte kohët e fundit.

Nga mënyra si ka ndodhur shpërthimi për hetuesit autorët kanë dashur të japin një mesazh.

Tv Klan