27-vjeçari Ajet Salla i cili u arrestua nga efektivët e Agjencisë së Mbikëyrjes Policore përveç se prezantohej si punonjës policie dhe u merrte para vajzave “eskorta” rezulton i përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit.

Sipas gazetarit të Klan News Besar Bajraktaraj, Salla kishte të paktën 10 adresa në Instagram me emra vajzash.

Në këto adresa i shkruanin meshkujt ku Salla hiqej si punonjëse seksi. Pasi linte takimin në hotel, ai dërgonte një nga vajzat që punonin për të për t’u takuar me klientët. 27-vjeçari u ndalua pasi prezantohej si polic dhe merrte shuma parash nga eskortat me të cilat kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin se do t’i arrestonte për prostitucion. Gjatë arrestimit, AMP i ka gjetur të riut një stemë policie./tvklan.al