Në kufirin me Maqedoninë në Bulqizë policia kufitare ka arrestuar dy persona ne tentativë për të trafikuar 105 kilogramë kanabis.

Sipas bluve në afërsi të fshatit Viçisht, mbrëmjen e të shtunës janë konstatuar një automjet dhe një motor duke udhëtuar me shpejtësi. Policia i ka bërë shenje per të ndaluar, urdhër i cili është thyer nga 4 të rinjtë. Gjatë ndjekjes trafikantet kanë qëlluar me arme zjarri në ajër. Pavarësisht kësaj efektivet kanë mundur të arrestojnë dy të rinjtë të cilët udhëtonin në mjet.

Në pranga ka rënë Ridjan Myftari 26-vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet B.I. Ndërsa po punohet për arrestimin e dy personave të tjerë të cilët u larguan me motor. Ndërsa policia e Vlorës ka zbuluar një ambient që shërbente për kultivimin e kanabisit  nëpërmjet llambave elektrike. 

Ambienti është gjetur në zonën e Plazhit te Vjetër në një garazh në një pallat 5 aktesh i cili nuk është  i banuar. Gjithashtu,është gjetur dhe sekuestruar një mjet Gomone me gjatësi 8.2 m.

Tv Klan