Një burrë i cili hodhi veten në erë është përgjegjës për sulmin në Manchester ku mbetën të vdekur 22 persona, midis tyre fëmijë dhe më shumë se 59 të plagosur.

Nuk dihet ende nëse ai veproi i vetëm apo është pjesë e një rrjeti më të gjerë terroristësh.

Ky ishte incidenti më i tmerrshëm që mund t’i kishte ndodhur Manchesterit,  dhe diçka që shpresohet të mos përsëritet kurrë më.

Shumë familjarë dhe të rinj kishin dalë për të shijuar koncertin e yllit botëror Ariana Grande në “Manchester Arena” dhe humbën jetën tragjikisht.

Si pasojë, zgjedhjet e përgjithshme elektorale që do të mbaheshin, janë shtyrë./tvklan.al