Nata është padyshim e ftohtë në Dhjetor, sidomos në pjesën veriore të SHBA. Aktualisht temperaturat kanë shënuar një rënie deri në minus 13 gradë.

Ndaj të premten në mëngjes kur policia e Hudson, New York mori një telefonatë për një grua që “kishte vdekur nga i ftohti”, oficerët vajtën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ata gjetën një automjet të mbuluar nga dëbora dhe një grua të ngecur brenda. Ajo kishte rripin e sigurimit të vënë dhe një maskë oksigjeni, ndërsa dukej gati e vdekur.

gruaja- makina

E gjithë kjo skenë bëri që oficerët e policisë të thyenin makinën për të shpëtuar gruan. Por, ata padyshim shtangën kur kuptuan se bëhej fjalë për një shaka pa kripë, pasi “gruaja” në të vërtetë ishte një manekin.

Pronari i saj, tha se e përdorte për trajnime mjekësore dhe u shpreh disi i mërzitur për faktin se policia i kishte dëmtuar makinën./tvklan.al