Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vënë nën sekuestro preventive pasuritë e Kelmend Balilit, paraditen e së premtes policia ka vendosur shiritat e sekuestrimit në kompleksin luksoz “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës, apo siç njihet ndryshe ish- kampi i punëtorëve.  

Në hotel u gjetën vetëm familjarë të Kelmend Balilit të cilët rezultojnë dhe pronarë të biznesit.

Perveç hotelit të njohur janë sekustruar dhe 36 apartamente me një sipërfaqe që arrin në 2.178 m2, si dhe një siperfaqe toke-truall prej 28,690 m2. Edhe këto pasuri rezultojnë në emër të familjarëve të Kelmend Balilit.  Policia u kërkoi ndihmën e qytetarëve, për të identifikuar prona të tjera të cilat mund të jenë në pronësi të Kelmend Balilit dhe familjarëve të tij.

Prokuroria dyshon se pasuritë e sekuestruara janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe kryesisht të trafikut të drogës ku Balili ka qënë përfshirë. 45-vjeçari është në kërkim prej me shumë se një viti nga drejtesia shqiptare dhe ajo greke. Ndaj tij me 3 Prill të vitit të kaluar nisi një hetim mbi përfshirjen e tij në trafikun e drogës në mes dy vendeve, por edhe në shtetet e BE-së. 

Sekuestrimi u krye nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit”, ndërsa për to më parë kishte një procedim penal edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Policia tha se kërkonte ndihmën e qytetarëve, për të identifikuar prona të tjera të cilat mund të jenë në pronësi të Kelmend Balilit. Po ashtu hetimi ëhstë shtrirë edhe mbi pronat e personave të dyshuar si pjesëtarë të grupit të trafikut të drejtuar nga Balili. Pronat pritet të administrohen nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara në Ministrinë e Ekonomisë.

Në maj të vitit 2016, autoritetet greke pas njëhetimi të përbashkët me DEA-n amerikane arritën në përfundimin se Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogave të forta nga Shqipëria drejt Greqisë dhe vendeve të Bashkimin Europian.

Tv Klan