Zyrtarisht “Bienalja e Mesdheut” është mbyllur. Artistët janë kthyer në vendet e origjinës, por duke i lënë Tiranës deri në mbyllje të Majit, produktin me të cilin u prezantuan, si për ti dhënë publikut të thjeshtë, atij profesionistë dhe kritikës kohë reflektimi. Artan Shabani, Drejtori i Galerisë së Arteve që në institucionin që drejton priti ekspozitën e kuruar nga Maja Ciric me artistë shqiptarë si Lek Gjeloshi apo Iva Lulashi, thotë së krijimtaria e prezantuar ngriti disa pyetje.  Ajo që tërheq vëmendjen e Artan Shabanit piktor, është se si i qasen bienalistët ngjarjeve të ditës.

“Stili, gjuha, kurajo, forca, se si ia tregon publikut, në rrallë të parë ia tregon vetes, se si e denoncon këtë gjest artistik dhe fenomenet evidentohen me një sensibilitet më të madh.”

Por çfarë i solli kjo bienale artit vendas?

“Informacionet sjell, gjuhët e artit sjell, mënyrën se si kurohet një projekt.

 

TvKlan