Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur sot ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë dhe solidaritetin me autoritetet spanjolle.

Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga zyra e Presidentit, thuhet se Meta “

shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat më të fundit të akteve të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që goditën dje Barcelonën, një prej qendrave më të mëdha e të rëndësishme evropiane

.”

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve që humbën njerëzit e tyre të afërt në këto akte barbare terroriste, si dhe uron shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Meta shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate

”, thuhet në komunikatë.

Një furgon mësyu dje këmbësorët dje në zonën pedonale të Barcëlonës duke shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. /tvklan.al