100 objekte pa leje brenda parkut të liqenit do të prishen brenda muajit Maj. Fillimisht Bashkia e Tiranës ka nisur me prishjen e lokaleve në hyrje të parkut, në pjesën e Digës së Liqenit, dhe atë të zonës së Fakultetit Gjeologji-Miniera.

Kreytari i Baskisë, Erion Veliaj e ka konsideruar  këtë aksion  si një premtim të mbajtur.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës:

“Kemi filluar me rrëzimin e godinave të ndërtuara pa leje, për të vendosur një rregull të ri në qytet, se nuk ndërtohet më pa leje, sidomos në një territor siç është parku publik i Tiranës, i cili shijohet nga të gjithë”

Veliaj i bën thirrje Presidentit të Republikës të shprehet “Pro” prishjes së këtyre ndërtimeve në park.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës:  

Bashkia e Tiranës, për herë të parë, për çështjen e 17-katëshit te diga do të jetë në gjyq përkrah INUK-ut dhe me qytetarët e Tiranës, me ambientalistët, me të rinjtë që duan të shijojnë Parkun e Liqenit pa pallate. Kjo është një ftesë publike për cilindo, duke filluar nga Presidenti i Republikës, deri tek ambientalisti apo qytetari më i fundit, që të shprehin gjithashtu qëndrimin e tyre, çfarë mendojnë për çështjen e pallatit 17-katësh”

Ky aksion sipas Veliajt është edhe  një mesazh se Bashkia e Tiranës do t’ia kthejë publikut çdo pronë dhe hapësirë publike të uzurpuar.

Tv Klan