Si pasojë e zjarrit të qëllimshëm  janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases Amelina Ahmeti 32 vjeç me origjinë nga Elbasani dhe banuese në Tiranëm, në rrugën “Enver Birko”.

Gjithashtu janë dëmtuar pjesërisht makinat tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi Oltjan Murataj 29-vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet të ketë shtyrë persona të tjerë për të kryer shkatërrimin e mjeteve me zjarr.

Sipas, policisë autori ka qenë i fejuari i motrës së shtetases Amelina Ahmeti, e cila dyshohet se ka ndikuar në prishjen e fejesës.

Objektivi 29-vjeçarit kanë qënë shkatërrimi i automjeteve të kunatës dhe  bashkëshortit të saj. Dy mjetet e tjera u dëmtuan si pasojë e përhapjes së flakëve.

Me të njëjtën mënyrë pak ditë më parë edhe Desara Mancellari u vuri flakën automjeteve të nënës së ish-të dashurit, pas një konflikti që kishte me të riun Filip Papajani.

Tv Klan