ProduktetKimikatet që gjenden në produktet e pastrimit ulin dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ky ka qenë përfundimi i studimit të paraqitur në takimin vjetor në Haëaii nga Shoqëria Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese.

Studimi u përqëndrua në kimikatet që përmbajnë produktet e pastrimit, por edhe në materialet përbërëse të perderve-mushama që mbulojnë dushet, dorezave të pastrimit etj.

Ajo që u vu re ishte se në përbërjen e këtyre produkteve ka një lloj acidi i cili ndihmon në qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e tij e që quhet acid phthalic, por që nuk ndikon pozitivisht në hormonet e trupit të njeriut.

Studimi zbuloi se femrat që pastrojnë, kanë dëshirë të ulët seksuale me kalimin e kohës për shkak se ky lloji acidi ndikon tek hormone e tyre.

Dr. Emily Barret nga Universiteti i Mjekësisë në Rochester, New York ka thënë për “The Telegraph” se në studim u përfshinë gra të cilat pretendohej të kishin nivele të larta të këtyre kimikateve në trup e në të njëjtën kohë rezultoi se kishin mungesë të theksuar të dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale.

E.K